Vrasja në burgun e Peqinit, Prokuroria kërkon arrest në burg për Mjacajn dhe 12 zyrtarët

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar vendosjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për Sokol Mjacajn, i cili vrau Arben Lleshin në qelinë e burgut të Peqinit dhe për 12 zyrtarët e këtij institucioni. Bëhet fjalë për drejtorin e burgut, Kamber Hoxha 49 vjeç, shefin e policisë së burgut Qani Muça, 60 vjeç, ish-shefin e policisë së burgut Nikolin Gjonpali 54 vjeç, shefin e regjimit në burg Vilson Shima 37 vjeç, specialistin e informacionit në sallën operative të burgut Arben Dulellari 52 vjeç, tre policë shërbimi Ilir Balla, 46 vjeç, Florenc Mile, 43 vjeç, Fatos Pire, 50 vjeç si dhe katër gardianë burgu, Genci Muça, 49 vjeç, Klement Haka, 44 vjeç, Erjon Çila, 36 vjeç, Indrit Dubali, 41 vjeç.

Lajme të tjera |  Tornado, stuhi dhe breshër, të paktën 16 viktima nga moti i keq në SHBA

Ata akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhura ligjore për menaxhimin e sigurisë në burg duke cënuar rëndë sigurinë në këtë institucion si dhe nuk kanë respektuar detyrimet ligjore të përcaktuara në skemën sigurisë së burgut për kryerjen e kontrollit të të dënuarve, mes tyre dhe Sokol Mjacaj, i cili mbante armë në qeli. Sipas Prokurorisë, Mjacaj e kishte armën në qeli prej më shumë se 20 ditësh.

Mesditën e 15 dhjetorit, Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marrë peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet, pasi u garantua se nuk do të vritej.

Lajme të tjera |  “Shqipëria, e lirë dhe e mirë” - Ish-ushtaraku amerikan tregon pse zgjodhi vendin tonë për të jetuar me familjen

Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us