Çështja e të drejtës së përdorimit të vulës dhe logos së Partisë Demokratike ka mbetur në Gjykatën e Lartë. Është zbuluar më në fund edhe data se kur kjo gjykatë mund të marrë një vendim. Në 27 dhjetor trupa gjykuese do të shqyrtojë ankesat dhe pritet të dalë me një vendim.
Si erdhi çështja deri këtu.
Vendimi i parë për logon dhe vulën e PD-së u morr nga gjykatësi i Tiranës, Agron Zhukri në 25 mars 2022. Ai e konsideroi të ligjshëm kuvendin që ish-kryeministri Sali Berisha në 11 Dhjetor 2021. Sipas Zhukrit, procedura e ndjekur ishte e rregullt dhe e bazuar në statutin e kësaj force politike. Gjykatësi përcaktoi detyrimin që të gjitha ndryshimet statutore dhe ato për riorganizimin e strukturave partiake deri në zgjedhjen e organeve të reja drejtuese të reflektoheshin në regjistrin e partive politike.
Ky vendim i Zhukrit u dërgua në Gjykatën e Apelit nga grupimi i Enkelejd Alibeaj, i komanduar në atë kohë në krye të partisë nga Lulzim Basha. Në 3 mars të këtij viti, Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi që të rikthejë çështjen në Shkallën e Parë pasi më parë kishte pranuar si palë edhe grupimin e Alibeajt. Vendimi Apelit u ankimua në Gjykatën e Lartë nga grupimi i Themelimit. ©LAPSI.al