WhatsAPP sjell një tjetër risi. Kështu aplokacioni më i përdorur i komunikimit në botë do t’i lejojë përdoruesit të ndajnë përditësimet e statusit të tyre direkt në rrjetin social “Instagram Stories”. Kjo vjen në vazhdën e risive që kompania Meta ka bërë së fundmi në përmirësimin e teknologjisë që ka për synim lehtësimin e përdorimit të aplikacioneve.
WABetaInfo raporton se përdoruesit do të jenë në gjendje të zgjedhin nëse duan ose nuk duan të ndajnë përditësimet e tyre nga ËhatsApp në Instagram.
Ndërkohë, WhatsApp po prezanton veçori shtesë për të përmirësuar përvojën e përdoruesit në platformë. Aplikacioni, në pronësi të Meta, ka prezantuar së fundmi një veçori të re të bisedave me AI që u mundëson përdoruesve të angazhohen me një chatbot me AI.
Sipas raportimeve, mbi ikonën është shtuar një buton për fillimin e bisedave të reja në skedën Chats. Ky buton përshpejton fillimin e bisedave me AI, duke u ofruar përdoruesve shpejtësi dhe komoditet më të madh.