Zaloshnja: Kongresi i PS tregoi se Rama s’ka rivalë politik dhe as në parti! Opozita e ndarë në tre copa se konkurron dot

Analisti Eduard Zaloshnja ka komentuar zhvillimet politike në një intervistë për Report Tv, që nga Kongresi i PS deri tek opozita. Zaloshnja thotë se Rama tregoi përmes këtij Kongresi që nuk ka ndërmend të largohet, ndërsa tha se tashmë kryesocialisti nuk ka më rivalë brenda partisë.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, analizti Zaloshnja thotë se ndarja e opozitës në tre copa tashmë nuk e rrezikon Ramën edhe për shumë gjatë, duke shtuar se nuk ka as rivalë politikë.

“Ua bëri të qartë se është mbret qoftë për PS dhe Shqipërinë. Ndryshe nga George Washington që dha dorëheqjen kur nuk kishte rivalë, Rama nga ana tjetër duket që do vazhdojë. Nuk ka më rivalë, për partinë brenda nuk diskutohet, por edhe kundërshtarët politikë janë ndarë në 3-4 copa që nuk përbëjnë rrezik. Vetëm SPAK dhe zoti mund ta pengojë deri në 2030. Nga pikëpamja e rivalëve s’ka garë. Brenda partisë s’ka shenja rivaliteti ndaj tij.  

Sa i takon situatës në PD, Zaloshnja thotë se fakti që do festojnë 33-vjetorin e Partisë Demokratike të ndarë tregon më shumë se kurrë se sa e thellë është përçarja.

Lajme të tjera |  Gjekmarkaj takim me demokratët në Fushë-Kuqe, nënkryetari i PD: Do ta ndalim këtë qeverisje

“Fakti që do festohet nga disa grupime tregon qartë se sa e përçarë është kjo opozitë. Deri para 3 vitesh, kur bëhej festa e themelimit të PD, mblidheshin të gjithë, të paktën bëhej një festë. Vetëm sot kemit re festa të ndryshme. Nga pikëpamja partiake është situata më e vështirë. Kemi një frakturë të rëndë. Skam ë forcë elektorale si parti, mund të shkojë kudo për të bërë fushatë. Puna është se fushata e saj s’kam më atë forcë elektorale për të thithur vota, se të keqen e ka brenda tani, nuk e ka nga rivali përballë.

Një koment e pati edhe për presion që Greqia bën ndaj Shqipërisë me veto për rrugëtimin europian.

Lajme të tjera |  E RËNDË në Fier/ Mjeti del nga rruga, humb JETËN pasagjeri, plagoset shoferi!

“Greqia ka të drejtë veto si çdo vend i BE. Greqia e ka përdorur për Maqedoninë, Bullgaria për futjen e gjuhës bullgare si një nga gjuhët kombëtare. Greqia këtë pengesë me çështjen Beleri, nuk e sheh si një çështje të ngushë, por mundohet ta shesë si një çështje që ka të bëjë me të drejtat e njeriut, dikur prekin të drejtat themelore të BE, por jo interesin e Greqisë në Himarë.

Përdorja e vetos do krijonte një frakturë që nuk është e pëlqyeshme për rrjedhën strategjike që po merr be. Po kërkon të zgjerohet për t’iu vënë agresion rus. Do kemi një përplasje jo publike, pas kuintave në Bruksel, ku Gjermania, Franca dhe Spanja do arrijë të ushtrojnë trysin të mjaftueshme që Greqia të tërhiqet nga vendosja e vetos.

 

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us