Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Mirënjohje Shqipërisë për mbështetjen

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Vetë Zelenskyy ka treguar detaje nga biseda në platformën ‘X’.

Zelenskyy ka falënderuar Edi Ramën, për qëndrimin e Shqipërisë të mbajtur për agresionin rus ndaj ukrainasve.

Kam folur me kryeministrin Edi Rama për ta falënderuar për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjen për vendin tonë, si dhe mbështetjen e mbrojtjes dhe politike. Shqipëria mori pjesë në takimin e katërt të Formulës së Paqes në Davos. Detyra jonë aktuale është të përgatitemi për Samitin Global të Paqes dhe ne mbështetemi në pjesëmarrjen aktive të partnerëve tanë, përfshirë Shqipërinë. Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar dialogun Ukrainë-Ballkan dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë me karakter mbrojtës. Theksova gjithashtu rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë” -shprehet Zelenskyy.

Lajme të tjera |  Numërohen 28% e votave në rang vendi, vetëm dy qarqe blu në hartën zgjedhore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us