Kryeministri Edi Rama tha se opozita kërkon që të shkrijë SPAK, ndërsa bëri thirrje që më 11 maj të votohet PS si garanci për drejtësi me standarde.
Pasi përfundoi komunikimin e tij me ndjekësit në rubrikën “Sy më Sy” në rrjetet sociale, Rama ironizoi opozitën duke deklaruar: “Tani këneta tani le të hidhet, u tërbua, u drogua. Hidhu kënetë kërceni bretkosa zhapa e zhpiqe, o buf dil tani e shaj e shpif”.
Kreu i qeverisë komentoi sërish ardhjen e Chris LaCivita, i cili do të drejtojë fushatën e PD: “Tani ke edhe atë të Trumpit, do ta shohim”.
Rama: Me ata që duan të shkrijnë SPAK më 11 maj është momenti kur edhe për SPAK edhe për drejtësinë, ka vetëm një mënyrë për t’i dhënë të gjithë garanci, PSSH, të tjerat harrojeni. Vetëm shihini, kujtoni dhe kaq. Kurse këta që nuk keni ca të kujtoni, shikojnë si flasin dhe janë njësoj. Vetëm që nuk janë me zhubra si bufi.
Tani këneta tani le të hidhet, u tërbua, u drogua. Hidhu kënetë kërceni bretkosa zhapa e zhpiqe, o buf dil tani e shaj e shpif. Tani ke edhe atë të Trumpit, do ta shohim