Zgjedhjet në Serbi, mbyllen kutitë e votimit. Ja kë favorizojnë sondazhet!

Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. Të drejtë vote kanë pasur rreth 6.5 milionë banorë.

Qendrat e votimit kanë qenë të hapura prej orës 07:00 deri në orën 20:00, përveç rasteve ku ka pasur radhë të votuesve duke pritur në qendrat e votimit. Deri në orën 18:00 kanë votuar 51.93 për qind e qytetarëve.Mësohet se sondazhet e kryera në Serbi paraqesin favorit, Aleksandër Vuçiçin.

Ndërkohë politikanët shqiptarë në këto zgjedhje kanë qenë të ndarë.

Fillimisht do të numërohen votat për Parlament, më pas për krahina dhe ato lokale.

Këto janë zgjedhjet e pesta që janë organizuar në Serbi prej vitit 2012, dhe janë mbajtur vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor.

Lajme të tjera |  Gjekmarkaj takim me demokratët në Fushë-Kuqe, nënkryetari i PD: Do ta ndalim këtë qeverisje

Zgjedhjet e së dielës janë monitoruar nga 5.587 vëzhgues vendas dhe të huaj – numër rekord i vëzhguesve, në krahasim me zgjedhjet paraprake.

Zgjedhjet janë nxitur prej zemërimit në rritje të publikut për të shtënat masive të këtij viti dhe kërkesës së vazhdueshme të opozitës për proces të ri zgjedhor.

Dy sulmet me të shtëna masive të majit maj, që kanë lënë të vdekur 18 persona, përfshirë nëntë nxënës dhe adoleshentë, kanë rezultuar me protesta në rrugë me javë të tëra.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us