Zgjerim sistemit hekurudhor – Në 2024 përfundon linja Tiranë-Durrës-Rinas

Programi i Reformave Ekonomike 2024 -2026 për sektorin e transportit i jep prioritet zgjerimit të sistemit hekurudhor, krahas modernizimit të transportit urban dhe nxitjes së elektrifikimit të transportit rrugor.

Sipas dokumentit të miratuar nga qeveria, numri i makinave në Shqipëri po rritet nga viti në vit, duke çuar në nivele më të larta të ndotjes së ajrit, ndërkohë që zbatimi i masave në sektorët e sipërpërmendur konsiderohen zgjidhje për ta bërë transportin, përfshirë transportin e mallrave të rrezikshme, më të qëndrueshëm, më të gjelbër, më të zgjuar dhe të përballueshëm.

Në këtë kuadër, për transportin hekurudhor janë parashikuar disa aktivitete për periudhën 3-vjeçare, teksa për vitin 2024 parashikohet finalizimi i punimeve rehabilituese në seksionin kryesor të linjës hekurudhore Tiranë – Durrës, si dhe linja e re hekurudhore me aeroportin e Rinasit.

Lajme të tjera |  Humbja në zgjedhje, Çollaku: PD duhet të mbajë përgjegjësi, nuk mund të presim çfarë thotë dhe bën Berisha

Kosto totale për këtë linjë hekurudhore është 90.45 mln euro, teksa pas prishjes së stacionit në Tiranë, zgjatimi i linjës hekurudhore (4 km) deri në Bulevardin e Ri të Tiranës me një terminal të ri hekurudhor është pranë finalizimit për Projektin e Zbatimit për të cilën është duke u siguruar financimi nga BERZH.

Po ashtu, gjatë vitit 2024 parashikohet të kryhet prokurimi i përgjithshëm për projektin hekurudhor Vorë – Hani i Hotit, për të përditësuar planin e Vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social VNMS sipas modifikimeve të bëra, me institucionet ndërkombëtare financiare.

Kjo linjë hekurudhore ka një gjatë prej 120 km, ndërsa kosto totale e projektit vlerësohet ë 373.15 mln euro.

Lajme të tjera |  “Treni bullgar doli nga shinat”, Berisha: Në lokalin e fshatit u gjetën lista zgjedhësish dhe fletë votimi

Ndërkaq, Programi Ekonomik i Reformave paraqet edhe treguesit që do të arrihen pas modenizimit të sistemit hekurudhor, duke vlerësuar se sasia e reduktuar e dikosidit të karbonit të emetuar, si pasojë e largimit të makinave apo kamionave nga rruga arrina në 486 ton/vit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us