Zi në familjen Gjoni! Ingrid dhe Inis Gjoni humbin motrën

Ditë zie nqë familjen Gjoni! Motrat e famshme, Inis dhe Ingrid Gjoni kanë humbur motrën e tyre të madhe, Ildën. Lajmin për humbjen e parakohshme të motrës së dy prej vajzave më të njohura të estradës shqiptare e ka bërë me dije ish-banori i Kafazit të Artë, Beni Kasemi.

Në një “Story” në Instagram, ai shkruan: Pusho në paqe o shpirt i bukur!

Zi në familjen Gjoni! Ingrid dhe Inis Gjoni humbin motrën

Po ashtu edhe miku tjetër i motrave Gjoni, Xhani Demika ka ndarë një postim me foton e të ndjerës: Ah moj Ilda Gjoni m’ke këput shpirtin, më ke mërzitur shumë. Po ti ke qenë gjithmonë pozitive me zemër të madhe dhe nuk e mendoja kurrë që njerëzit e mirë dhe të dashur zoti i donte pranë vetes. Nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen dhe mërzinë për ty Ilda. Nuk doja kurrë që këto fjalë t’i shkruaja për ty sepse nuk ka fjalë. Ti do ngelesh gjithmonë në zemrat tona dhe do të ngelesh gjithmonë shembull si një mami dhe teze perfekte. Do na mungosh shumë.

Zi në familjen Gjoni! Ingrid dhe Inis Gjoni humbin motrën

Megjithatë deri më tani nga motrat nuk ka asnjë lajmërim për humbjen. Madje as e bija e të ndjerës, aktorja Anna Lika. Ndërkohë që ende nuk dihet as shkaku i ndarjes nga jeta.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 8 Tetor,ja cfare kane rezervuar yjet per ju

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us