Kati i tretë i një qendre tregtare në Lushnje raportohet se është përfshirë nga zjarri ditën e sotme.
Sipas informacioneve janë evakuuar klientët dhe punonjësit. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për vënien nën kontroll të zjarrit.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.
Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.
Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.