Teksa flakët në qendrën tregtare ‘Metropol’në Lushnje janë përhapur, forcat Zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët dhe për të bërë evakuimin e plotë.
Por nga ana tjetër zjarrfikësja e Lushnjës nuk ka autoshkallë dhe në ndihmë kanë mbërritur edhe zjarrfikëse nga Fieri e Patosi. Pesë zjarrfikëse dhe 8 ambulanca ndodhen në vendngjarje. Po ashtu për të evokuar qytetarët po punon edhe një vinç në mënyrë që të nxjerri njerëzit e bllokuar në ndërtesë.
Ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.