Zjarri i madh në qendrën tregtare, reagon ministri Balla: Situata e vështirë rreziku, ndërtesa ka dhe mjedise banimi

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me zjarrin në qendrën tregtare Metropol në Lushnjë.

Balla shkruan se është situatë e vështirë rreziku, pasi ndërtesa, në katet e mësipërme, ka dhe mjedise banimi.

“Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”, shkruan ndër të tjera ministri.

“Një zjarr i madh në Qendrën Tregtare Metropol në Lushnjë ka krijuar një situatë tepër të vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme. Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”, shkruan Balla.

Lajme të tjera |  Projektligji i ri i shkencës, Manastirliu: Financim i qëndrueshëm për kërkimin shkencor dhe inovacionin!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us