Zjarri në ‘Metropol’, pronarët e dyqaneve të përlotur: 500 familje ushqeheshin këtu, humbëm miliona lek

Pronarët e dyqaneve që ndodheshin qendrën tregtare ‘Metropol’ në Lushnjë kanë rrëfyer mes lotësh momentet e zjarrit. Ata u shprehën për mediat se zjarri u ka shkaktuar shumë dëme, ndërsa mallin s’e kanë të siguruar.

‘Ça të them si mund të përjetohet. Në momentin që ra zjarri po merrnin furnizimin. Zjarr zjarr.. pastaj filloi u mbush me tym tregu poshtë e dolëm më vrap. Fëmijët që kërkonin ndihmë… llahtar.’-tha një tregtare.

Një tjetër tha se sapo kishte dalë nga qendra, ndërsa shtoi se fatmirësisht nuk kishte humbje në njerëz.

‘Sa kishim dalë! Nuk dimë asgjë për momentin. Shumë keq! Shyqyr që nuk pati humbje në njerëz. Një punë kolosale është bërë nga të gjithë njerëzit.’- u shpreh një tjetër.

Nërkohë një pronar i një dyqani tha se dëmi që i është shkaktuar është në 50 milionë lekë.  Ndërsa një tjetër tregtar tha se janë 500 familje që ushqehen në atë qendër.

Lajme të tjera |  Përmbytjet në Vlorë dëmtojnë bizneset, pronari i farmacisë: Uji ka shkaktuar mbi 100 mijë euro dëm

‘Jam në katin e parë. Jo nuk u përfshi nga zjarri kati parë. Flaka agravoi doli jashtë kontrollit. Të gjitha ndikuan. Nuk e kemi siguruar mallin. Është dëm katastrofik. Zjarrfikësit kur erdhën me automjete që kishin nuk kishin lartësinë e përshtatshme. 500 familje ushqeheshin këtu.’-u shpreh një tregtar në qendër.

Një tjetër tregëtare tregon që ka 10 vite që merret me biznes dhe dëmi që flakët kanë shkaktuar është 50-60 milion lekë.

“Kam një biznes në kat të parë ,është dyqan çantash aksesorësh. Zjarri ra nga ora 2 e gjysmë e drekës kur ne po ndërronim turnet në punë. Në fillim pamë tym edhe ndjemë erë që po digjej diçka dhe pastaj u larguam. Unë nuk qëndrova aty kur ra zjarri po dëgjova nga tregtarët e tjerë që kanë bizneset e tyre që u mbush shumë shpejt me tym dhe u përfshi nga flakët. Biznesi im ka mbi 10 vite që është hapur dhe mendoj që dëmi mund të jetë shumë i madh. Mendoj që ka mbi 50-60 milion lekë dëm, po shyqyr që jemi mirë, kjo ka rëndësi”, shprehet ajo.

Lajme të tjera |  Përplasi për vdekje 40-vjeçarin dhe e la në rrugë, droni kap pas 24 orësh drejtuesin e "Volkswagen" (EMRI)

Kati i katërt ku ndodhej qendra tregtare është i shkatërruar totalisht, ndërkohë që dëme ka edhe në pjesën tjetër të godinës. Banorët dhe pronarët e dyqaneve nuk janë lejuar që të shkojnë në banesat e tyre për të parë se çfarë ka lënë pas zjarri.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us