Xhezmi Metushi, shef zjarrfikëses Lushnjë, në një intervistë për mediat tha se 10 banorë rrezikuan jetën si dhe 3 punonjës të zjarrfikëses.
Sipas Metushit ende nuk ka dalë shkaku pse ndodhi zjarri, ndërsa shtoi se vatra mund të jetë nisur nga kati i katërt në një dyqan këpucësh.
”Shumë e vështirë. Është pallat shumë katësh. Kishim shumë vështirësi. Në si bashku u ngrit shteti në këmbë. Mbi 10 zjarrfikëse.
Rreth 10 banorë rrezikuan jetën por i evokuam në kohë. 3 punonjës zjarrfikëse rrezikuan jetën. Akoma nuk ka dalë shkaku.
Nuk bëjmë ne përllogaritje dëmesh. Mendojmë se mund të ketë ardhur nga kati i katërt. Ambientet e një dyqani këpucësh. Objekti ishte në flakë. Nuk ka asnjë vatër zjarri. Ua jap me garanci”,- tha Metushi.





