Pasi i dha lamtumirën Granadës, Myrto Uzuni tashmë do ta vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është lojtari më i ri i Austin. Granada e shiti shqiptarin në MLS për shumën e 12 milionë eurove.
Transferimi i sulmuesit 29-vjeçar është komunikuar nga vetë skuadra e MLS përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare. “Myrto është i Gjelbër. Mirëseerdhe në Austin, Myrto Uzuni!”, shkruan ekipi amerikan në faqen zyrtare.
Myrto Uzuni do të mbajë në fanellë numrin 10. Ndërsa kontrata që sulmuesi kuqezi ka firmosur vlen deri më 31 dhjetor 2027, me opsion një vit shtesë deri në 2028.