Klubi i Ilirisë së Fushë-Krujës ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit Vasili Tuni. 23-vjeçari gjirokastrit i është bashkuar klubit nga Kategoria e Parë, ndërsa ka luajtur me Skënderbeun në Superiore, sezoni 2020-2021.
Për skuadrën e Ilirisë, ky përforcim konsiderohet i rëndësishëm në forcimin e pozitave defensive.
“Mirë se vjen, Vasili Tuni! KF Iliria ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin 23-vjeçar Vasili Tuni, i cili bashkohet me klubin tonë pas eksperiencës së tij te AF Luftëtari në Kategorinë e Parë.
Klubi jonë i uron shumë suksese me fanelën bardheblu. Mirë se erdhe në familjen e KF Ilirisë!“, postimi i klubit nga Fushë-Kruja.





