Ish-futbollisti i Tiranës, Grent Halili i ka dhënë fund beqarisë. 28-vjeçari ka vendosur të fejohet dhe të hap një kapitulli të ri në jetën personale.
Janë publikuar edhe pamjet nga kjo festë në familjen Halili, aty ku nuk kishte se si të mungonte presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili, i cili është babai i Grentit.
Në këtë “sebep”, Refik Halili s’ka ngurruar të tregojë pasionin për muzikën, teksa ka marrë mikrofonin dhe ka kënduar.
Prej vitit 2008, ky i fundit mban postin e presidentit të klubit më të titulluar në Shqipëri, Tirana, teksa në këtë segment kohor numëron 3 kampionate, 3 Kupa dhe 3 Superkupa të Shqipërisë.





