Zyrtarizohet në orën 02:00 të mëngjesit, Armando Broja bëhet lojtar i ri i Fulhamit

Fulhami ka konfirmuar edhe zyrtarisht arritjen e marrëveshjes për transferimin e sulmuesi shqiptar, Armando Broja, në formë huazimi nga Chelsea.

Emri i Brojës ishte njëri nga më të lakuarit në afatin kalimtar të janarit, pasi shumë klube të Ligës Premier dëshironin shërbimet e tij.

Megjithatë, ishte Fulhami, i cili bindi drejtuesit e Bluve dhe sulmuesin shqiptar kur afati kalimtar veç ishte afër të mbyllte.

Se marrëveshja erdhi vetëm në orët e fundit e tregon edhe zyrtarizimi i vonshëm i 22-vjeçarit nga klubi londinez. Fulhami e zyrtarizoi Brojën pas mesnate apo më saktë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm (e premte).

“Klubi është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e sulmuesit Armando Broja në huazim deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e londinezëve.

Lajme të tjera |  FANTASTIKE/ Super lajm para sfidës me Serbinë, Alen Sherri ka në “dorë” titullin kampion

Përveç kësaj, ekipi nga Craven Cottage ka vendosur t’ia jap sulmuesit shqiptar fanellën me numër 9.

Pas nënshkrimit, sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka folur për FFCtv.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj, të takoj lojtarët, menaxherin dhe të luaj për tifozët. Tifozët luajnë gjithmonë një rol të madh dhe mezi pres të shkoj në “Craven Cottage” dhe t’i takoj të gjithë. Do të punoj shumë për ekipin dhe do të krijoj një lidhje të vërtetë. Jam vërtet i nderuar dhe i emocionuar që jam këtu”, deklaroi Broja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us