10 mungesa ‘fikin’ Vllazninë, shkodranët me gjysmë ekipi kundër Partizanit

Vllaznia do të luajë pasditen e sotme në transfertën e vështirë kundër Partizanit, në kuadër të javës së 19-të të Superiores. Supersfida që do të zhvillohet në “Arena e Demave”, nis në orën 19:00.

Një ndeshje tepër e vështirë për të dyja kampet, por sidomos për shkodranët. Këta të fundit vijnë në Tiranë me plot 10 mungesa të rëndësishme, ku ndër ta ka edhe emra titullarësh.

Portieri Qarri, por edhe Gurishta, Stojanovic, Juric, Yago, Flori Spahija, Ardit Deliu, Qato, Matuti dhe Gruda me shumë mundësi nuk do të jenë sot nën urdhrat e Thomas Brdaric. Kjo bën që trajneri ta ketë tepër të vështirë përballë një kundërshtari si “Demat e Kuq”.

Lajme të tjera |  “Sot bëmë një ndeshje të mirë, por nuk kishim fat për të shënuar”, Hoxha hedh “dritë” mbi të ardhmen: Nëse është kismeti për...

Kujtojmë që Vllaznia renditet në vendin e dytë me 31 pikë, ndërsa me një pikë më pak, Partizani mban vendin e tretë në tabelën e klasifikimit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us