’11 maji’/ Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Koalicioni i krijuar është një premtim i madh! Asnjë shqiptar s’do ta njohë varfërinë ekstreme

Kreu demokrat, gjatë një deklaratë për media, është shprehur se “koalicioni i krijuar i PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është premtimi më i madh për shqiptarët pas përmbysjes së diktaturës komuniste”.

Berisha: Koalicioni i krijuar i PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është premtimi më i madh për shqiptarët pas përmbysjes së diktaturës komuniste.

Unë e kuptoj se njerëz të lodhur, njerëz të rraskapitur nga skamja, të dëshpëruar nga brutaliteti i narkodiktaturës, mendoj se Shqipëria madhështore është Shqipëria e largët.

Unë jam sot para jush për të garantuar se Shqipëria madhështore do të jetë më afër se kurrë dhe do të jetë një realitet i mrekullueshëm për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë.

Shqipëria madhështore ka si kusht të gjitha kushteve, që asnjë shqiptar i vetëm, të mos njohë më varfërinë ekstreme.

Lajme të tjera |  "Banoj te 313-ta, jam beqar"/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Kryemadhi s’ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us