111-vjetori i FA, SHBA: Së bashku në promovimin e paqes dhe sigurisë

Ambasada e SHBA në Tiranë uroi Forcat e Armatosura në 111-vjetorin e krijimit të tyre.

Në një mesazh në rrjetet sociale, SHBA theksoi angazhimin e përbashkët të FA dhe NATO për të promovuar paqen dhe sigurinë.

“Si një aleate dhe partnere e NATO-s, SHBA uron Shqipërinë në 111-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, 4 dhjetor i vitit 1912. Ne jemi të fokusuar të shohim përpara drejt forcimit të bashkëpunimit, duke qenë krah për krah në misionin tonë për të promovuar paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, Europë dhe botë”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

Lajme të tjera |  Rama tjetër mesazh kundër protestës nga hoteli luksoz Porto Montenegro: Njëherë na iku topi për shalësh, tani s’bëhet llaf më!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us