20 milionë euro në tavolinë, kryeministri Rama krah Florentino Perez për klubin e Superiores (SITUATA E PARALAJMËRUAR)

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmë i pranishëm në “Santiago Bernabeu”, për të ndjeku nga afër sfidës mes Real Madrid dhe Villarreal, e cila përfundoi 3-1 në favor të “Los Blancos”.

Rama u pa krah presidentit të madrilenëve, Florentino Perez. Është ky i fundit që ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, pasi mes palëve pritet të arrihet një nga marrëveshjet më të rëndësishme të futbollit shqiptar.

Siç paralajmëroi javë më parë administratori i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, Real Madrid pritet të investojë 20 milionë euro dhe kjo marrëveshje do të ketë lidhje pikërisht me klubin vlonjat.

Klubi më i suksesshëm në arenën evropiane të futbollit pritet të sjellë në Shqipëri shkolla futbollit, për t’i dhënë një dorë përmirësimit të këtij sporti në vendin tonë.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us