3 gola në po kaq ndeshje, trajneri i Sparta Prague i mahnitur nga shqiptari: I shkëlqyer

Albion Rrahmani po shënon rregullisht me Sparta Prague, duke udhëhequr çekët drejt fitoreve të rëndësishme. Edhe ditën e djeshme shënoi golin e vetëm të sfidës, duke i dhënë fitoren 1-0 skuadrës së tij ndaj Sigma Olomouc.

Për të është goli i 3-të rresht në po kaq ndeshje, duke treguar kështu se këtë sezon do të jetë një lider i repartit të avancuar. Trajneri i Sparta Prague, Brian Priske ka folur për paraqitjen e shqiptarit, ku ka theksuar se ka arritur pjekurinë dhe të jetë një element kyç.

“Sigurisht, ai e ka mësuar këtë për shumë vite dhe ende po punon me veten. Përfundimi i tij është shumë i mirë, e pamë sezonin e kaluar dhe këtë sezon. Ai është mjaftueshëm i pjekur për të përdorur përvojën e tij. Kur arrin te porta e kundërshtarit, është shumë i qetë, i sigurt dhe i shkëlqyer”, ka përfunduar timonieri i Sparta Prague.

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani në “delir”, mesfushori i Kombëtares kap shifrën e pabesueshme në miqësoren përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us