400 mijë euro “gjobë” për vilat që ndërton në Sauk/ Si u shantazhua nga i riu ish-deputeti Vladimir Kosta

Selman Totraku kërcënonte prej kohësh ish-deputetin e Partisë Socialiste, Vladimir Kosta pasi besonte se ky i fundi i kishte dëmtuar banesën. Ndaj edhe duhet që ta dëmshpërblente. Ish-deputeti po ndërton një kompleks vilash buzë rrugës kryesore në zonën e Saukut, atje ku ka banesën edhe 24-vjeçari. Me pretendimin se për shkak të punimeve i ka dëmtuar shtëpinë, i kërkoi dëmshpërblim prej 200 milionë lekësh.

Por Kosta nuk ka pranuar që ta paguajë me arsyetimin se banesa e Totraku nuk ishte dëmtuar, megjithatë për të shuar konfliktin, kishte pranuar që banesa e tij të vlerësohej nga ekspertët. Mirëpo as ky propozim nuk e ka kënaqur të riun, i cili në kontaktin e dytë i ka kërkuar dyfishin e parave për dëmshpërblim, pra 40.000.000 lekë.

Lajme të tjera |  Rama shkon në Mal të Zi, në kulmin e protestave

Sipas “Weblajm”, Kosta dhe fqinji janë takuar edhe përballë për të sqaruar çështjen, por nuk kanë rënë dakord. Kështu Selman Totraku nisi me mesazhet dhe telefonatat e tij kërcënuese, ndërkohë, ish-deputeti e ka paralajmëruar disa herë për kallëzim penal. Në datën 23 korrik, Selman Totraku madje ka shkuar në ambientet e zyrës së kompanisë së Vladimir Kostës, duke kërkuar shumën prej 20.000.000 lekësh dhe pas largimit vijoi me kërcënimet. Po këtë ditë, ish-deputeti ka bërë edhe kallëzimin në Policinë e Shtetit, efektivët e të cilëve i organizuan edhe takimin.

Për ta futur në grackë, në mesazhin e fundit, Vladimir Kosta i ka kthyer përgjigje dhe i premtoi se do t’i jepte një pjesë të parave në kantierin e ndërtimit, pra në Sauk. Atje ku u arrestua edhe i riu. Përveç dy kaçavidave që kishte me vete, Policia i ka sekuestruar edhe telefonin të riut, brenda të cilit ishin mesazhet që i dërgoi ish-deputetit, por edhe fotografi të familjarëve të këtij të fundit nga rrjetet e tij sociale.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us