5 gola në Superligë! Kryeqytetasit shtangen në shtëpi, të “kuqtë” fitojnë pa probleme (REZULTATET)

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet të vlefshme për javën e 16-të të Superligës së Kosovës. Në këto dy duele u shënua një total prej 5 golash.

Gjilani fitoi në shtëpi pa probleme me shifrat 3-0 përballë Llapit, me këta të fundit që mbetën me 10 lojtarë prej minutës së 6-të. Kështu, të “kuqtë” ngjiten në vendin e 6-të me 22 pikë, 2 më shumë se Llapi që renditet i 7-ti.

Në krahun tjetër, Prishtina u shtang po në shtëpi duke barazuar 1-1 përballë Ferizajt. Megjithatë, kryeqytetasit mbeten të dytët me 27 pikë, ndërsa Ferizaj i parafundit me 16 të tilla.

Lajme të tjera |  Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit ÇUDIT me veprimin e fundit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us