5 ndeshje pa fitore, Gugash Magani kërkon 3 pikët në debutim

Gugash Magani prej 2 ditësh ka marrë në dorë “frenat” e Tiranës, ndërsa zëvendësoi në stol Bledi Shkëmbin. Timonieri peqinas rikthehet në fakt në kryeqytet pas 9 vitesh, dërsa këtë herë ka një mision të vështirë, të rikthejë Tiranë e madhe.

Bardheblutë prej 5 ndeshjesh nuk e njohin fitore, teks akanë mundur të sigurojnë vetëm 2 pikë. Ndërkohë në 12 ndeshjet e këtij sezoni kanë arritur të marrin vetëm 1 fitore, ndërsa kanë 8 barazime dhe 3 humbje.

Këto rezultate kanë bërë që bardhblutë të ndodhen në zonën e ftohtë, ndërsa Magani ditën e dielë në “Niko Dovana” do të debutojë kundër Bylisit. 59-vjeçari tenton të nisë aventurën e tij të dytë te Tirana me fitore, për të rikthyer kështu skuadrën e të rezultatet pozitive në kampionat.

Lajme të tjera |  Maran në “gjurmët” e De Biasit dhe Sylvinhos te Shqipëria! Humbja, “ogur” për të shkruar historinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us