Fundi i martesës 28-vjeçare! Meta dhe Kryemadhi zyrtarisht të divorcuar

Pas 28-vitesh martesë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë zyrtarisht të divorcuar. Divorci është nënshkruar sot në seancën e mbajtur në Gjykatën Civile të Tiranës, ku i pranishëm ishte edhe keu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg që prej tetorit 2024. Në seancë mungonte deputetja Monika Kryemadhi e cila u përfaqësua nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj.

Duke qenë se Kryemadhi mungoi në seancën edhe pse kishte fletëthirrje, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë, Gjykata e Tiranës njofton zyrtarisht zgjidhjen e martesës.

“Nisur nga interesi i medias, ju bëj me dije si më poshtë:  Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij. Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi : Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K”, njoftoi Gjykata e Tiranës.

Ilir Meta iu drejtua më 20 qershor 2024 gjykatës me një padi për zgjidhjen e martesës nga e cila kishin dhe 3 fëmijë. Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj.

Lajme të tjera |  “Kam qenë shumë në tension”, Negociatat për anëtarësimin në BE, Rama zbulon bisedat me liderët evropianë: Më thanë jeni ‘On Top’, ndjeva krenari!

Ishte vetë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili njoftoi divorcin në një intervistë televizive. Ai theksoi se për planin e tij kishte dijeni vetëm i biri dhe e motra, asnjë familjar tjetër. Në kërkesën për divorc, Meta deklaroi se politika është ajo që e ndau me Monika Kryemadhin. Ai tha se marrëdhënia e tyre u kris pas vendimit të Kryemadhit për të djegur mandatet e marra në zgjedhjet e 2017, ndërkohë që iu kërkoi falje fëmijëve për shqetësimin që iu ka krijuar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us