VIDEO/ Xhuliano Skukës i mjaftojnë 2 minuta lojë, ish-i i Partizanit “tund rrjetën” në Rumani

Xhuliano Skuka është shfaqur protagonist në ndeshjen që e kipi i tij Poli Iasi, po luan në transfertë përballë Gloria Buzau. Sfida e vlefshme për raundin e katërt të grupi “play-out” të Superligës rumune është momentalisht 0-1.

Ishte pikërisht Xhuliano Skuka ai që gjeti rrugën e rrjetës, pas vetëm dy minutave lojë. Pas një topi të gabuar nga mbrojtësi kundërshtar, ish-i i Partizanit përfitoi dhe shënoi një gol fantastik me parabolë, duke lënë të shtangur portierin.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e tetë për sulmuesin dibran me fanellën e Poli Iasi. Ky është goli i dytë që Skuka shënon, duke treguar që nga ndeshja në ndeshje po përshtatet mjaft mirë.

Goli i Skukës

Lajme të tjera |  Vëmendja edhe në Kategorinë e Dytë, 4 ekipe zbresin në fushë për “Play-Off”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us