4 ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë për në Superiore, mësoni kur do të luhen 2 ndeshjet e “Play-Off”-it të Kategorisë së Parë

Kategoria e Parë ditën e djeshme përfundoi sezonin e saj të rregullt. Kështu Flamurtari ëhstë skuadra tjetër që ngjitet në Superiore, me vlonjatët që rikthehen pas 5 vitesh në elitë.

Ndërkohë në “Play-Off” arritën të shkonin 4 ekipe. Besa, Apolonia, Burreli dhe Pogradeci tashmë do të bëjnë mes tyre llogaritë për të tentuar ngjitjen në Superiore.

Tashmë janë mësuar edhe se kur do të zhvillohen këto përballje. Kështu Besa do të presë Apoloninë dhe Burreli sfidohet me Pogradecin.

Takime këto që do të luhen në mesjavë, saktësisht ditën e enjte në orën 14:00. Fituesit e secilit çift më pas do të sfidohen mes tyre dhe cilado prej skuadrave që arrin të fitojë do të pëtballet me vendin e 8-të të Superiores.

4 ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë për në

Lajme të tjera |  FOTO/ Trajneri Sylvinho lë Shqipërinë, braziliani udhëton drejt Milanos

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us