Dinamo ka në “dorë” fatet e Tiranës, LLOGARITË se si bardheblutë mund t’i shpëtojnë rënies

Tirana do të luajë gjithë sezonin të dielën në sfidën me Dinamon. Përballje kjo që do të zhvillohet në orën 15:30 në “Elbasan Arena” dhe që është sfida e fundit e këtij sezoni në Superiore.

Bardheblutë aktualisht janë në vendin e 9-të në klasifikim, teksa kanë 36 pikë, po aq edhe Laçi që ndodhet i fundit. Tashmë kryeqytetasit janë të dënuar vetëm për fitoren në derbi për të shpresuar te ndodhë mrekullia, ndërsa çdo rezultat tjetër ndaj Dinamos përveç 3 pikëve do t’i çonte ata në Kategorinë e Parë.

Kështu me fitoren e mundshme të Tiranës, shpresat do të rriteshin për bardheblutë për të siguruar “Play-Out” dhe për të luajtur një ndeshje shtesë për qëndrimin në Superiore, pasi për shkak edhe të pikëve të rivalëve, kryeqytetasit nuk mund të shpëtojnë direkt.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Simone Inzaghi nuk mban dot nervat, momenti kur “shpërthen” ndaj arbitrit të 4-të

Fakti që Skënderbeu dhe Bylisi do të sfidohen mes tyre në Korçë dhe çfarëdo rezultati të kete mes tyre, Tirana do të ngjitej në vendin e 8-të. Fatmirësisht bardheblutë kanë bilanc më të mirë ndaj Laçit, Skënderbeut dhe Bylisit në duelet direkte mes tyre.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us