Dy futbollistët e Kombëtares në zi, ndahet nga jeta në moshën 38-vjeçare pjesëtari i klubit të njohur italian

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në Itali, ku fizioterapisti i klubit të Leçes, Graziano Fiorita është ndarë nga jeta. Ende nuk dihen shkaqe e ndarjes nga jeta të 38-vjeçarit, i cili ka lënë pas një dhimbje të madhe.

Dy futbollistët e Kombëtares në zi, ndahet nga jeta në

Graziano Fiorita

Ndërkohë ndeshja Atalanta – Leçe e planifikuar për mbrëmjen e së premtes është shtyrë. Klubi i Leçes dhe dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani e Medon Berisha janë në zi, duke përjetuar një moment tepër të vështirë.

Kujtojmë se Graziano Fiorita ka qenë pjesëtari klubit të Leçes prej 20 vitesh. Ndërkohë drejtuesit më të lartë të Leçes së bashku me stafin dhe lojtarët janë nisur menjëherë për të qenë pranë familjes së fizioterapistit.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Simone Inzaghi nuk mban dot nervat, momenti kur “shpërthen” ndaj arbitrit të 4-të

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us