Jose Mourinho kërkesë Fenerbahce, portugezi kërkon “urgjentisht” kampionin e Liverpool

Jose Mourinho kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm. Timonieri portugez i ka idetë e qarta.

Kështu te Fenerbahces kanë nisur punën për “pikasjen” e futbollistëve të dëshiruar dhe që do të forconin ekipin. Madje sipas mediave në Turqi bëhet me dije se ish-timonieri i Romës u ka bërë një kërkkesë drejtuesve turk.

“A Spor” bën të ditur se Mourinho kërkon kampionin e Premier League. Bëhet fjalë për Federico Chiesa, i cili te Liverpool ka gjetur pak hapësira, ndërsa vetëm pak ditë më parë u shpall kampion me “The Reds”.

27-vjeçari në këtë sezon ka luajtur në 12 ndeshje, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë edhe 2 asiste.

Lajme të tjera |  Super Pogradeci! Liqenorët gati për elitën, Superiorja kalon nga Tirana

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us