Duka zbulon gjyqtarin e finales së “Final4”: Do të jetë polaku Marçiniak! A do vazhdojë Final Four? Duhet të…

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka folur pas shortit për Final Four.

Presidenti i FSHF-së deklaroi:

“Në fakt në finale dalin stafet dhe futbollistët, presidentët kontribuojnë goxha. Kjo skemë është e disktutuar, për atë që kritikohet akoma më e bukur. Asnjë nuk e di kush mund të dalë.

Ne duhet ta shijojmë Final Four, duhet të shohim rezultatet e saj dhe pastaj të vazhdojmë për sezonin tjetër çdo gjë gati.

Gjyqtar i huaj? Kjo diskutohet, edhe gjykimi është faktor i rëndësishëm i garës. Gjykimi në Shqipëri është në nivel dhe përgjigjet. Në Final Four do gjykojnë katër gjyqtarët e FIFA-s që kemi. Ai që do gjykojë të parën, nuk do jetë në gjysmëfinalen e dytë. Po nëpërmjet shortit. Sot duhen 7 gjyqtarë, të tjerët do jenë në pozicione të tjera. Ne kemi zgjedhur një nga arbitrat më të mirë të globit, polakun Marçiniak, për të pasur sa më pak aludime për fituesin”, u shpreh presidenti Duka.

Lajme të tjera |  “Privilegj të jemi këtu”, Thomas Brdaric nuk “firmos” për barazimin: Vetëm për fitore ndaj Dinamos, në Shkodër duan titullin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us