“Jam i lumtur për djemt e rinj, i kam parë të gjitha ndeshjet e tyre”, Gega: Merkato? Do jemi të kujdesshëm

Partizani ka arritur të fitojë ditën e sotme ndaj Dinamos me rezultatin 2-1 me përmbysje në “Elbasan Arena”. Në përfundimin e takimit, trajneri i Partizanit, Skënder Gega doli në prononcim për mediat.

“Unë kam gati një muaj edhe drejtori teknik më shumë. I kam parë të gjitha ndeshjet e moshave, besoja se me ndeshjet që kam parë të nivelit të tyre do të na ndihmonin. Jam shumë i lumtur për ta, vërtetë ishte një ndeshje që nuk kishte pikë. Futëm tre lojtarë që kamë qenë stabël për të ndihmuar ata dhe për të fituar. Është bërë një hap i mirë. Pa u ngutur dhe me shumë qetësi do të shkojmë në fazë përgatitore me 100% bindje. Kur i thërret këta djem në stërvitje dhe i sheh që kanë personalitet, pse të mos i thërrasësh.

Lajme të tjera |  Te Dinamo nisin lëvizjet e para, “Blutë” afër transferimit të ish-futbolllistit të Kombëtares

Po të isha pak më i qetë dhe ekipi në një situatë të mirë do t’i thërrisja edhe më parë. Deri tani duken djem të mirë dhe të edukuar, na dhanë kënaqësi neve dhe familjeve të tyre. Himallari sa i ka mbushur 16 vjeç, e pritëm deri sa të bëhej pjesë e ekipit të parë me kontratë. Është edhe Vata që e kam parë disa herë me ekipin, ka një pjekuri shumë të avancuar. Por janë fëmijë dhe duhet t’i kemi nën kontroll. Ia duam të mirën dhe nuk flas si klub, por si ai që dua të punoj me ta. Unë kur erdha këtu kisha një ide nga larg për Salin dhe për secilin. Në mesfushë ishim shumë të butë, mund të kishte një teknikë pak më të mirë, duhet dikush të fitojë topin e parë dhe të shkatërrojë.

Lajme të tjera |  Lazio publikon listën e të grumbulluarve ndaj Juves, mungon Elseid Hysaj

Merkato? Duhet të jemi shumë të kujdesshëm të afrojmë dhe të largojmë dikë. Po morëm njerëz jo të duhur, fusim klubin dhe veten në vështirësi. Do ulemi me klubin dhe stafin dhe do bëjmë më të mirën. Jemi në Kupat e Europës, por nuk kam emra deri tani. Jata është projekti i klubit, kam pasur vetëm 5 javë kohë. Gjithmonë e kam pasur në mendjen time t’i jap mundësinë atyre. Ai bëri shumë mirë sot, do e shikojmë me qetësi, është pjesë e klubit”, u shpreh Gega.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us