Një tjetër lajm i mirë vjen për Kombëtaren para afrimit të ndeshjes me Serbinë.
Dy lojtarët tanë kryesorë, Ardian Ismajli dhe Mario Mitaj, kanë lënë pas dëmtimet serioze që i kanë mbajtur gjatë jashtë fushës dhe janë rikthyer në ekipet e tyre.
Në ditën e sotme ka ardhur edhe një sinjal pozitiv nga Ernest Muçi.
Dëmtimi i këtij të fundit zgjati pak më shumë nga parashikimi, por sulmuesi i Beshiktashit është shfaqur sot në stërvitje në Turqi me ekipin e tij.
Muçi pritet të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e radhës dhe sigurisht, të mos mungojë për ndeshjen e qershorit.