E ka të sigurt largimin nga Chelsea, ylli i “Bluve” fut në “sherr” 3 ekipe italiane

Benoit Badiashile me shumë mundësi do të largohet nga Chelsea gjatë merkatos verore që po vjen. 24-vjeçari nuk është zgjedhje e parë në Londër dhe në këto kushte kërkon “shtegtimin”.

E ka të sigurt largimin nga Chelsea, ylli i “Bluve” fut në

Benoit Badiashile

Megjithatë, ofertat për qendërmbrojtësin francez nuk mungojnë. Roma, Inter dhe Napoli janë 3 ekipet që kanë nisur “luftën” për të siguruar shërbimet e Badiashile. Tashmë, mbetet në dorën e këtij të fundit se cilin prej italianëve do të zgjedhë.

Kujtojmë se përgjatë këtij sezoni, mbrojtësi francez ka marrë pjesë në 19 ndeshje. Badiashile ka grumbulluar një total prej 1548 minutash, por nuk ka bindur drejtuesit dhe trajnerin Enzo Maresca.

Lajme të tjera |  “Bëmë një ndeshje të mirë, por Izraeli di si të bëjë presing”, Maran mesazh tifozëve shqiptarë: Janë shumë mikpritës, më vjen keq që s’ua pagova me fitore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us