“Nuk doja të qaja para babait tim”, Taulant Xhaka flet pas tërheqjes nga futbolli: Koreografia e tifozëve ishte e jashtëzakonshme

Taulant Xhaka luajti ndeshjen e fundit me Baselin mbrëmjen e djeshme. Kjo ishte edhe ndeshja e fundit për shqiptarin në karrierën e tij futbollistike.

Xhaka tashmë edhe zyrtarisht është pensionuar nga futbolli i luajtur, ndërsa emocionet e kapluan në sfidën e lamtumirës në “St. Jakob-Park”. 34-vjeçari ka folur pas kësaj sfide, ku ka treguar emocionet, ndërsa ka nënvizuar se nuk dëshironte që të qante para babait të tij.

“Më është dashur të përmbahem pasi nuk kam dashur të qaj para babait tim. Por tashmë kisha lotë në sytë e mi. Koreografia e tifozëve ishte e jashtëzakonshme”, ka theksuar shqiptari.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Lionel Messi i jashtëzakonshëm në MLS, gol spektakolar nga goditja e dënimit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us