ZYRTARE/ Kërkohen 3 pikët kundër Letonisë, UEFA vendos për arbitrat që do të gjykojnë kuqezinjtë (EMRAT)

Kombëtarja shqiptare ditën e djeshme mbërriti në Riga, ku ditën e nesërme do të luajë ndaj Letonisë, takim i vlefshëm për kualifikimin e Kupës së Botës 2026. Përballje që do të startojë në orën 20:45 dhe që merr vëmendjen e të gjithë tifozëve.

Kur jemi 1 ditë para kësaj përballjeje, UEFA ka vendosur edhe për arbitrat. Kështu ky takim u është besuar një skuadre turke. Kryesorë do të jetë Umur Meler, ndërsa ndihmës të tij janë Kerem Ersoy dhe Ibrahim Çaglar Uyarcan.

Arbitër i katërt janë Oguzhan Çakir, ndërsa VAR-i i është besuar Harm Osmers nga Gjermania. Ndërkohë po gjerman do të jetë edhe arbitri në AVAR, Daniel Schlager.

Lajme të tjera |  “Sot bëmë një ndeshje të mirë, por nuk kishim fat për të shënuar”, Hoxha hedh “dritë” mbi të ardhmen: Nëse është kismeti për...

Umur Meler është një emër mjaft i njohur në Turqi dhe në arenën ndërkombëtare, teksa në karrierën e tij ka gjykuar edhe në Champions League dhe Nations League.

ZYRTARE/ Kërkohen 3 pikët kundër Letonisë, UEFA vendos

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us