Kombëtarja shqiptare ditën e djeshme mbërriti në Riga, ku ditën e nesërme do të luajë ndaj Letonisë, takim i vlefshëm për kualifikimin e Kupës së Botës 2026. Përballje që do të startojë në orën 20:45 dhe që merr vëmendjen e të gjithë tifozëve.
Kur jemi 1 ditë para kësaj përballjeje, UEFA ka vendosur edhe për arbitrat. Kështu ky takim u është besuar një skuadre turke. Kryesorë do të jetë Umur Meler, ndërsa ndihmës të tij janë Kerem Ersoy dhe Ibrahim Çaglar Uyarcan.
Arbitër i katërt janë Oguzhan Çakir, ndërsa VAR-i i është besuar Harm Osmers nga Gjermania. Ndërkohë po gjerman do të jetë edhe arbitri në AVAR, Daniel Schlager.
Umur Meler është një emër mjaft i njohur në Turqi dhe në arenën ndërkombëtare, teksa në karrierën e tij ka gjykuar edhe në Champions League dhe Nations League.





