Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi ka folur për penalltinë e humbur nga Rey Manaj përballë Serbisë, në sfidën që u mbyll 0-0. I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, Roshi i doli në mbrojtje sulmuesit lushnjar, duke theksuar se nga lojtarët e grumbulluar, Manaj është më i miri për goditjen e penalltive.
“Nga të gjithë lojtarët e Kombëtares, për mendimin tim, për ata që janë aty momentalisht, më mirë se Rey nuk i gjuan asnjë penalltitë. Plus që trajneri Sylvinho kishte lënë Reyn që t’i gjuante penalltitë
Rey në Turqi pothuajse 96% i ka bërë gola, 2 më duket, jo, nuk e di sepse dje i pashë statistikat e tij. Por ndodh, ka lojtarë shumë të mëdhenj që e kanë humbur penalltinë, si Ronaldo, Messi, Maradona. Ne gjithë shqiptarët e kishim atë ndeshje pak…”, tha Odise Roshi.