E BUJSHME/ Te Tirana është në udhëkryq, Bledi Shkëmbi merr ofertë konkrete nga skuadra tjetër shqiptare

E ardhmja e Bledi Shkëmbit te Tirana është në udhëkryq. Drejtuesit bardheblu ende nuk kanë vendosur nëse do t’i besojnë korçarit edhe në sezonin e ri apo mes tyre do të ndajnë rrugët.

E në një situatë të tillë, kërkon të përfitojë një tjetër klub shqiptar. Bëhet fjalë për Strugën, ku mësohet se i ka bërë ofertë konktrete ish-futbollistit të Skënderbeut. Sipas “gol.mk” raportohet se drejtuesit e klubit shqiptar nga Maqedonia e Veriut dëshirojnë trajnerin e bardhebluve, për t’i besuar “çelësat” e skuadrës për sezonin e ri.

Rezultatet jo pozitive dhe mbyllja e sezonit në vendin e 3-të në kampionat, duke mos siguruar një vend në Europë, ka bërë që te Struga të kthejnë sytë nga Shkëmbi.

Lajme të tjera |  “Bëmë një ndeshje të mirë, por Izraeli di si të bëjë presing”, Maran mesazh tifozëve shqiptarë: Janë shumë mikpritës, më vjen keq që s’ua pagova me fitore

Gjithsesi vlen të theksohet se rezultatet jo shumë pozitive me Tiranën, kanë bërë që e ardhmja e korçarit te bardheblutë të jetë pezull. Tashmë me ofertën e Strugës, pritet që shumë shpejt kjo dilemë të zgjidhet dhe të mësohet se çfarë do të ndodhë me 45-vjeçarin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us