ZYRTARE/ I dha lamtumirën Vllaznisë, Mehdi Çoba i bashkohet ekipit “bardhekuq”

Mehdi Çoba është futbollisti më i ri i Gjilanit. Pasi mbylli aventurën e tij me Vllazninë në Superiore, sulmuesi shkodran ka nisur një të re në Kosovë.

25-vjeçari tashmë do të luajë në Superligën e Kosovës. Ky bashkim me “bardhekuqtë” nga Gjilani vjen pas një këmbëngulje të madhe nga këta të fundit.

Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, sulmuesi mori pjesë në 36 ndeshje me Vllazninë. Çoba ia doli që të shënonte 4 gola dhe të asistonte në 2 të tjerë.

Lajme të tjera |  Festë te Partizani, shkak bëhet portieri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us