Ditët e fundit të qershorit vendimtare, Igli Tare ka punë me 6 lojtarë të Milanit

Milan është një skuadër që po përpiqet të ringrihet. Me Igli Taren drejtor sportiv, kuqezinjtë pothuajse kanë kryer transferimin e 3 mesfushorëve. Luka Modric, Samuele Ricci dhe Ardon Jashari me shumë mundësi do të vishen kuqezi.

Megjithatë, një problem janë edhe kontratat dhe lojtarët që do të dalin të lirë në treg. Riccardo Sottil, Joao Felix, Kyle Walker dhe Tammy Abraham përfundojnë huazimin në “San Siro”. Vetëm sulmuesi anglez ka gjasa të qëndrojë, ndërsa për të tjerët, Tare do të ketë punë, pasi jo të gjithë preferohen.

Ndërkohë që Luka Jovic dhe Alessandro Florenzi dalin lojtarë të lirë. Dy futbollistëve u përfundon kontrata këtë fundmuaji dhe nuk ka asnjë sinjal rinovimi, pra largimi tyre është pothuajse i sigurt.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ U largua nga Tirana, ish-kapiteni Përgjoni firmos me rivalët e bardhebluve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us