Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Armando Broja e ka të sigurt largimin nga Çelsi. Opsioni më i fundit, që përflitet për sulmuesin e Kombëtares, është kalimi te Beshiktash.

Klubi turk e ka ndër alternativat, që po shqyrtohen për të përforcuar sulmin. Ish-trajneri i Mançester Junajtid, Solskjaer, kërkon një ekip sa më kompetitiv në Europë.

Broja do të gjente në skuadër Ernest Muçin dhe Milot Rashicën. Sigurisht nëse Muçi do të qëndrojë, pasi në merkato është raportuar shpesh herë largimi i tij.

23-vjeçari ka hasur shumë vështirësi në karrierë përgjatë dy viteve të fundit. Dëmtimet kanë qenë pengesa më e madhe.

Në rast se do të ketë kalim në Turqi, për të do të jetë hera e parë. I vetmi vend, që ka luajtur jashtë Anglisë, është Holanda. Me Viteshen spikaste si i huazuar nga Çelsi.

Lajme të tjera |  E KRYER/ Cristiano Ronaldo vendos edhe për trajnerin, Al Nassr gjen pasuesin e Piolit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us