VIDEO/ Palmer “ngrinë” PSG-në, Chelsea “dërrmon” francezët në pjesën e parë

Pasi “tupëroi” Atletiko Madrid, Inter Miami (Leo Messin), Bayern Munich dhe Real Madrid, u hodh ideja se tashmë ishte radha e Chelsea. Por Cole Palmer dhe pjesa tjetër e “Bluve të Londrës” nuk menduan kështu, përkundrazi.

Në 45 minutat e para kishte vëtem një ekip në fushë, të besuarit e Marescas. Plotë 3 herë e nxori topin nga rrjeta Donnarumma. Palmer në këtë segment kohor shënoi 2 herë, respektivisht në minutat 22 dhe 30.

Por spektakli i Chelsea nuk u ndal me kaq në 45 minutat e para. Kishte kohë edhe për një tjetër gol, kësaj radhe me autorë Joao Pedro, minuta e 43. “Blutë” u treguan një skuadër e pamëshirshme kundër “princave” të Parisit.

Lajme të tjera |  Miliona euro të çuara “dëm”, Armando Broja prek “fundin”! ÇFARË PO NDODH ME SULMUESIN?!

1-0 Palmer 22′

2-0 Palmer 30′

3-0 Joao Pedro 43′

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us