“Dua të bëhem deputet” – Kordhoni nuk heq dorë nga mandati, ‘shuhen’ shpresat për Lapajn

Kandidati Zeqir Kordhoni nuk heq dorë nga mandati i deputetit, duke ‘shuar’ kështu shpresat e Ardriatik Lapajt për t’u ulur në shtator në Kuvend.

Në një letër drejtuar KQZ një ditë më parë, Kordhoni thotë se kërkon që të ushtrojë mandatin e deputetit në rast se shpallet fitues.

“Une, I nenshkruari Zeqir Kordhoni kam kandiduar per Koalicionin “Nisma Shqiperia Behet” ne qarkun e Tiranes ne zgjedhjet parlamentare te dates 11 Maj 2025.

Permes kesaj deklarate te nenshkruar perpara noterit sot, me date 15/07/2025, dua te ve ne dijeni Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, vullnetin tim te plote per te ushtruar funksionin e deputetit ne rast se shpallem fitues, pas shperndarjes se mandateve ne perputhje me rregullat e percaktuara nga Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise.

Lajme të tjera |  “Miliarderët synojnë edhe strehimet nëntokësore të Enverit” - Gazeta gjermane: Ivanka e zbuloi Sazanin me bikini...

Ne kete kuader, kerkoj qe KQZ te injoroje cdo deklarate tjeter te depozituar me pare nga Koalicioni “Nisma Shqiperia Behet” ose ne emrin tim dhe te marre ne konsiderate vetem kete deklarate si shprehje te qarte dhe te vlefshme te vullnetit tim.”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us