Kandidati Zeqir Kordhoni nuk heq dorë nga mandati i deputetit, duke ‘shuar’ kështu shpresat e Ardriatik Lapajt për t’u ulur në shtator në Kuvend.
Në një letër drejtuar KQZ një ditë më parë, Kordhoni thotë se kërkon që të ushtrojë mandatin e deputetit në rast se shpallet fitues.
Permes kesaj deklarate te nenshkruar perpara noterit sot, me date 15/07/2025, dua te ve ne dijeni Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, vullnetin tim te plote per te ushtruar funksionin e deputetit ne rast se shpallem fitues, pas shperndarjes se mandateve ne perputhje me rregullat e percaktuara nga Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise.
Ne kete kuader, kerkoj qe KQZ te injoroje cdo deklarate tjeter te depozituar me pare nga Koalicioni “Nisma Shqiperia Behet” ose ne emrin tim dhe te marre ne konsiderate vetem kete deklarate si shprehje te qarte dhe te vlefshme te vullnetit tim.”





