VIDEO/ Shokët e skuadrës vendosin duart në kokë! Shehu është magjik, realizon një tjetër gol fantastik në kampionat

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Juljan Shehu po kalon një moment të artë në elitën e futbollit polak me fanellën e Vidzev Lodz, teksa mbrëmjen e sotme shënoi golin e dytë në duelin ndaj Visla Plock, të vlefshëm për javën e katërt.
Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 36-të me Sekulskin, ndërkohë që Vidzev barazoi shifrat në minutën e 41-të me Shehun, që falë një gjajtje të kalibruar me të majtën nga krahu i djathtë i zonës, e dërgoi topin në cepin e portës.

Në momentin e realizimit, mesfushori tjetër shqiptar, Lindon Selhai ka vendosur duart në kokë, i befasuar nga goli i shënuar nga patrioti i tij, teksa në stadiumin e tejmbushur nga tifozët shpërthue një atmosferë elektrizuese. Në momentin e festës nuk mungoi as shqiponja dykrenare si dhe një dedikim me zemër.  

Lajme të tjera |  “Kishim 3-4 goditje të rrezikshme, por na mungoi precizioni ndaj Izraelit”, trajneri Maran jep lajmin e keq për sulmuesin: Nuk do të luaj, shkak problemet gripale

GOLI I JULJAN SHEHUT: VIDEO 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us