“Tremb” sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja “zhduket” nga Burnley

Kanë kaluar më shumë se dy javë nga transferimi i Armando Brojës te ekipi i Burnley në Premier League. Por ai deri tani nuk ka zbritur asnjë minutë në fushë nën urdhërat e trajnerit Scott Parker.

Por kjo nuk është e gjitha. Që prej datës 8 gusht, kur ka ardhur firma me Burnley, ku atë ditë nddodhi edhe stërvitja  e parë. Por prej asaj date nuk ka më asnjë të re për Brojën. Asnjë postim apo “strory” në rrjetet sociale me klubin e ri.

Duket se sulmuesi shqiptar është “zhdukur” nga Burnley. Nuk ka asnjë informacion se çfarë po ndodh me lojtarin e Kombëtares apo se kur do të debutojë. U mendua se largimi nga Chelsea do të zgjidhte nga “zinxhirët” Brojën, por deri tani nuk ka ndodhur kështu.

Lajme të tjera |  “Kishim 3-4 goditje të rrezikshme, por na mungoi precizioni ndaj Izraelit”, trajneri Maran jep lajmin e keq për sulmuesin: Nuk do të luaj, shkak problemet gripale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us