“U errësova, nuk doja ta bëja”/ 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan përballet në gjykatë me vajzën e tij

Ka dalë sot para Prokurorit 40-vjeçari, Pandeli Nakoleci  që vrau në Greqi gruan e tij 36-vjeçare, para syve të fëmijëve të mitur.

Sipas mediave greke, brenda ambienteve të gjykatës, ai është përballur me vajzën e tij 18-vjeçare, të cilës i tha: U errësova, nuk doja ta bëja.

Prokuroria i ngriti akuzë për vrasje me dashje në kuadër të dhunës në familje. Ai do te merret ne pyetje, më 26 gusht, në orën 10:00.

Ndërkohë, është urdhëruar një hetim social për fëmijët e mitur të çiftit, të cilët aktualisht ndodhen tek të afërmit e viktimës.

Prokuroria po heton edhe faktin se i dyshuari kishte qenë i shtruar në një spital psikiatrik në qershor dhe do të shqyrtohen rrethanat se si u lirua.

Lajme të tjera |  Nis protesta e 5-të radhazi, qytetarët protestojnë sërish te Kryeministria me thirrjen slogan: Rama n’burg, Berisha n’burg

Arrestimi dhe fjalët tronditëse të 40-vjeçarit

Pas krimit të rëndë, autori qëndroi i fshehur për më shumë se 24 orë, derisa u gjet nga policia në një vend të braktisur, vetëm 200 metra larg shtëpisë së tij.

Sipas dëshmitarëve, në momentin e arrestimit ai i tha policëve:
“E vrava sepse më tradhtonte. Mirë ia bëra. Këtë e meritonte. Nuk pendohem për asgjë.”

Pas krimit ai kishte nderruar edhe rrobat, që dyshohet se i gjeti në kazanë plehrash. Tek ai nuk u gjetën as telefoni dhe as arma e krimit.

Policia greke njoftoi se mes çiftit nuk kishte denoncime të mëparshme për dhunë në familje, por 40-vjeçari kishte pasur precedentë me autoritetet.

Lajme të tjera |  Bordi i Tranparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ul me 3 lekë naftën dhe benzinën

Sipas autoriteteve, nesër (25 gusht) në Selanik do të kryhet autopsia mbi trupin e 36-vjeçares, për të përcaktuar rrethanat e sakta të vrasjes që ka tronditur opinionin publik në Greqi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us